Ballina Ekonomi

Rruga “Derhemi” me rrjet të ri të ujit të pijshëm

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ – Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, shtruan rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Derhemi”, pranë rrugës “Hoxha Tahsim”, duke i mundësuar banorëve të kësaj lagje lidhje të reja me rrjetin e ri.

UKT bën me dije se stafi i saj është kujdesur për çdo detaj për shtrimin e rrjetit të ujit të pijshëm duke mos dëmtuar kështu edhe investimet e tjera.

Për të përmirësuar rrjetin e ujit të pijshëm UKT është duke ndërmarrë një sërë investimesh me qëllim përmirësimin e ujit të pijshëm dhe shtimin e sasisë për banorët. /e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtesta, Meta: Bashkëpunim gjithëpërfshirës për realizimin e kërkesave të tyre
Artikulli tjetërShkodër/ Organizohet konkursi studentor “Krimi mjedisor”