Ballina Ekonomi

Durrës/ Janar-nëntor 2018, përpunohen mbi 122 mijë kontejnerë TEU

TIRANË, 15  dhjetor/ATSH/- Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 122.394 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej. 

Shifra e 11-mujorit të vitit 2018 është 15.731 kontejnerë më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017-bën me dije Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Sipas të njejtit burim, numri i kontejnerëve të përpunuar për eksport arrin në 61.030 gjithsej, ndërsa ai i kontejnerëve TEU nga importi arrin shifrën 61.364.

Në periudhën janar-nëntor 2018 në kalatën 6 të terminalit të kontejnerëve janë përpunuar 167 anije të specializuara.

Gjatë së njëjtës periudhë në terminal janë përpunuar afro 1.4 milion ton mallra me kontejnerë gjithsej./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli i informon homologët e tij botëror për formimin e Ushtrisë
Artikulli tjetërSHBA – Një gjyqtar federal e shpall ”Obamacare” antikushtetues