Ballina Lifestyle

Rita Ora dhe Lilly Singh publikojnë videon komike për festat

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Lilly Singh është një komediane që krijon video qesharake dhe i publikon në Youtube. Ajo zgjodhi këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora për të bërë albumin e Vitit të Ri.

Videon komike e ka shoqëruar me shkrimin, “Çdo artist publikon një album Krishtlindjesh dhe kështu do të ngjanin nëse do ishin të sinqertë! Po ju prezantoj “Pushimet e Sinqerta”, albumin më të ri seksi nga Rita Ora dhe Lilly Singh.”

Në video përfshihen disa prej këngëve më të famshme festive, por të përpunuara sipas Lilly. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR  – May përmend diskutime të mëtejshme në vazhdim me BE-në për Brexit
Artikulli tjetërAmbasadorja Yu: Marrëdhëniet kino-shqiptare me vitalitet të ri në epokën e re