LONDËR  – May përmend diskutime të mëtejshme në vazhdim me BE-në për Brexit

LONDËR, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May konfirmoi sot se do të ketë diskutime të mëtejshme në ditët në vazhdim me BE-në, për të marrë më shumë garanci për marrëveshjen e Brexit, në përfundim të samitit europian në Bruksel.

”Diskutimet me kolegët e mi sot treguan se në fakt është e mundur për të patur sqarime shtesë’’, pohoi ajo për median. Ne do të kemi diskutime në ditët e ardhshme’’, shtoi ajo.

Liderët e 27 theksuan të enjten se marrëveshja e divorcit të negociuar për 17 muaj me radhë me BE-në, dhe e kundërshtuar hapur nga deputetët britanikë të cilët duhet ta ratifikojnë atë, nuk mund të rinegociohet.

Europianët rikujtuan gjithsesi në konkluzionet e shkruara të samitit që “backstop’’ i famshëm që lidhet me kufirin irlandez, në zemër të debateve në Britani të Madhe, kishte predispozitë të zbatohej vetëm përkohësisht./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.