Ballina Aktualitet

Basha: Venecia hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh sot mirënjohjen e tij për Komisionin e Venecias, që sipas tij “hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve”.

Basha theksoi se koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron.

“Hajduti ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!”, u shpreh Basha në një reagim të tij.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGottemoeller: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk duhet të rrisë më tej tensionet në rajon
Artikulli tjetërQeveria uron Ushtrinë: Kosova është NATO dhe NATO është Kosovë