UASHINGTON, 13 dhjetor /ATSH-AFP/ – Pentagoni paralajmëroi Ankaranë se nisja e një ofensive të re turke drejtuar kundër koalicionit kurd në verilindje të Sirisë, do të ishte e papranueshme.
“Një veprim ushtarak i njëanshëm në verilindje të Sirisë, aty veçanërisht mund të ndodhet edhe staf amerikan, është shumë alarmues”, tha zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, kapiteni Sean Robertson.
“Ne e vlerësojmë një veprim të tillë si të papranueshëm”, shtoi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të mërkurën se gjatë ditëve në vijim një ofensivë do të nisej në drejtim të territoreve të forcave kurde, në veri të Sirisë.
Ankaraja e konsideron Unitetin e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) si një grup terrorist, por kjo milici është në të vërtetë një ndihmë e domosdoshme për Forcat Demokratike Siriane (FDS).
Koalicioni ndërkombëtar antixhihadist në Uashington mbështet lëvizjet e aleancës kurde dhe arabe që lufton për të shfuqizuar Shtetin Islamik./ /jm/ a.jor.























