Ballina Bota

SHBA – “Microsoft” kalon për herë të parë “Apple”

NJU-JORK, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti amerikan “Apple”, për disa minuta, u kalua nga konkurrenti i tij “Microsoft” që synon të bëhet sërish kompania më e pasur në Amerikë.

Kolosi informatik i Bill Gates me një vlerë të tregut prej 851,2 miliardë dollarë kaloi sot në Bursën e “Wall Street” kuotën e kapitalizimit të “Apple”, që regjistroi 847,4 miliardë dollarë.

Megjithatë, disa çaste më vonë “Apple” arriti të dalë sërish në krye.

Nëse “Microsoft” do të mbyllte vitin si kompania më e vlerësuar kjo do të ishte hera e parë që do të dilte në krye të klasifikimit që prej vitit 2002. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – George H. W. Bush, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë dhe fundit të Luftës së Ftohtë
Artikulli tjetërARGJENTINË – Tregtia dhe klima prioritet për BRICS