Ballina Bota

ARGJENTINË – Tregtia dhe klima prioritet për BRICS

BUENOS AIRES, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Liderët e pesë vendeve të grupit të BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) u mblodhën sot në Buenos Aires, në kuadër të samitit të G20-ës duke kundërshtuar proteksionizmin dhe duke mbështetur Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Në një dokument të publikuar në fund të mbledhjes, BRICS shprehu mbështetjen e tij për Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) si garant i praktikave të mira dhe të respektimit të normave në transaksionet botërore.

“Rregullat e OBT-së janë kundër masave të njëanshme dhe proteksionizmit, duke ia dërguar këtë kërkesë anëtarëve të saj që janë kundër këtyre praktikave”, theksohet në këtë dokument.

Ky pozicionim vjen në çastin që dy prej protagonistëve kryesorë të G20-ës të mbledhur në Argjentinë, SHBA-ja dhe Kina janë duke zhvilluar një përballje të ashpër. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – “Microsoft” kalon për herë të parë “Apple”
Artikulli tjetërBushati vlerëson mbështetjen e ish-presidentit Bush për Shqipërinë