Bushati vlerëson mbështetjen e ish-presidentit Bush për Shqipërinë

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Mbështetja e Ish-Presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush ishte e domosdoshme për Shqipërinë e viteve 1990.

Kështu vlerësoi sot ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndërsa  shprehu trishtimin për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan, George H.W. Bush.

“Të trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të Presidentit të SHBA-ve, George Bush. Kur Shqipëria gjeti demokracinë në vitin 1990, mbështetja e tij ishte e domosdoshme. Bota humbi një burrë shteti të madh që i dha formën historisë pas luftës së ftohtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin amerikan”, u shpreh Bushati./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.