Austria, mbështetje Shqipërisë për reformat

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ – Austria i ka dhënë mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij austriak, Wolgang Sobotka, ku kanë folur për bashkëpunimin produktiv që kanë dy vendet.

Ruçi shprehu mirënjohje ndaj mbështetjes së dhënë nga Austria.

“Mirënjohje Austrisë për mbështetje e dhënë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ishte një takim shumë vllazëror i një bashkëpunimi akoma më produktiv midis dy vendeve”, – u shpreh Ruçi.

Sobotka premtoi se Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit Europian.

Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka tha se pavarësisht arriitjeve të deri më tanishme Shqipëri ka nevoje ende për shumë punë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europan.

“Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe janë në nivel të lart, por sigurisht që ka nevojë për përpjekje të mëtejshme për shoqërimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit drejt BE-së. Shqipëria e realizoi me sukses procesin e Vetting-ut si dhe ka bërë përpjekje për evoluim”, – u shpreh Sobotka.

Më tej ai tregoi projektin e Parlamentit austriak, i cili ka si synim zhvillimin e parlamenteve ballkanike duke ofruar bursa për punonjësit e administratës për të shuar e vizituar nga afër parlamentin e Austrisë.

“Parlamenti austriak e ka bërë pjesë të tij zhvillimin e parlamenteve ballkanik duke përfshirë atë të Shqipërisë. Në janar të vitit 2019 do të ofrojmë bursa për punonjësit e administratës së parlamenteve të vendeve të Ballkanit, të cilët do të shkojnë në Austri e do shohin si funksionon Parlamenti austriak. Me projektin e nisur në Austri dëshirojmë që punën e Parlamentit tonë ta sjellim sa më pranë publikut dhe shoqërisë civile”, – tha ai.
Ndërsa në fund të fjalë theksoi nevojën e njohjes së nxënësve të shkollave më punën parlamentit e deputetëve.

“Ideja parësore është që nxënësve të shkollave të ndryshme t’ju jepet mundësia ta shohin si punojnë deputetët dhe për ta bërë sa më të prekshme demokracinë”, deklaroi Presidenti i Parlamentit austriak.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.