Ballina Ekonomi

9-mujori/ Në të gjithë vendin u dhanë 834 leje të reja ndërtimi

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/- Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në trajektore zhvillimi progresiv dhe kërkesës në rritje të tij, po i përgjigjet më së mirë edhe miratimi i lejeve të reja për ndërtim nga institucionet përkatëse.

INSTAT bën të ditur se, numri i lejeve të ndërtimit në shkallë vendi u rrit gjatë 9-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja është me ritme dyshifrore.

Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017.

Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190%, nga 10 që ishin dhënë më 2017 në nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla.

Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore me 60% në 9-mujorin 2018.

Në Tiranë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38%, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017.  Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAustria, mbështetje Shqipërisë për reformat
Artikulli tjetërAFGANISTAN – OKB: Mbi 300 000 të shpërngulur për shkak të konfliktit