BEJRUT, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Mbi 200 persona, shumica luftëtarë u vranë në tre ditë në Siri në një betejë të provokuar nga një sulm i grupit të Shtetit Islamik (ISIS), duke regjistruar humbjet më të rënda për një forcë të mbështetur nga Uashingtoni, sipas një OJQ-je.
Kjo betejë e ashpër e cila ka vijuar nga e premtja deri të dielën në një zonë të provincës Deir Ezzor, në lindje të këtij shteti në luftë, dëshmon edhe një herë kapacitetin goditës të ISIS-it, pavarësisht humbjeve.
Organizata xhihadiste, e cila mbron edhe metrin e fundit katror në këtë provincë pranë Irakut, ka mobilizuar 500 luftëtarë, përfshirë kamikazë në sulmin kundër Forcave Demokratike Siriane (FDS), motivimi i luftës kundër ISIS-it dhe të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH)./ /v.b/ a.jor.













