HELSINKI, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Finlanda njoftoi të enjten në mbrëmje pezullimin e të gjitha kontratave të reja të armëve ndaj Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, pas vdekjes në Stamboll të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi dhe rolin e të dy shteteve në krizën humanitare në Jemen.
Vendi nordik po ndjek hapat e Gjermanisë, Norvegjisë dhe Danimarkës të cilat kanë pezulluar shitjet e armëve drejt Arabisë Saudite pas vdekjes së Jamal Khashoggi.
Në tetor, Gjermania tha se ishte e gatshme për një ngrirje të mundshme të eksporteve të armëve drejt këtë shteti të Gjirit dhe u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian (BE-së) që të ndjekin shembullin e saj. / /v.b/























