Ballina Bota

ROMË – Policia shemb shtëpitë luksoze të një klani mafioz

ROMË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Forcat e rendit nisën sot në periferi të Romës shembjen e tetë shtëpive luksoze të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga klani mafioz ’’Casamonica’’, i njohur për aktet e dhunës.

“Sot nisëm prishjen e dy vilave të para”, deklaroi kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, ndërsa policia bashkiake hoqi mobiljet e fundit nga shtëpitë e zbukuruara me statuja të lara në ar, shandane dhe afreske.

Vala e operacione do të vazhdojë dhe do t’i shembim të tetë vilat. Nuk do të ndalemi derisa ky territor t’u kthehet qytetarëve të Romës”, shtoi kryebashkiakja.

Vilat e ndërtuara pa leje ndodhen në lagjen ’’Quadraro’’, në lindje të kryeqytetit.

Më shumë se 600 oficerë policie u mobilizuan për këtë operacion, i cili u parapri një ditë më parë me largimin e tridhjetë banorëve të këtyre vilave.

”Sot është një ditë e bukur për romanët. Ne do të kthejmë ligjshmërinë, rregullat, disiplinën dhe sigurinë’’, u shpreh Matteo Salvini, ministri i Brendshëm dhe kryertari i Ligës (ekstremi i djathtë). Liga qeveris Italinë në sajë të një koalicioni me Lëvizjen 5 yjet (populiste), pjesë e së cilës është edhe kryebashkiakja e Romës./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Nuk po mbyllim shkolla, por klasa përqendrimi
Artikulli tjetërKina dhe Filipinet rritin nivelin e marrëdhënieve dypalëshe