Ballina Bota

ARKEOLOGJI – Një shpatë vikingësh gjendet në Turqi

ANKARA, 21 nëntor /ATSH-AA/ – Arkeologët turq kanë zbuluar një shpatë që daton para 1 000 vitesh, gjatë kërkimeve në qytetin e lashtë Patara, në provincën turistike mesdhetare Antalia, në jug të Turqisë.

Udhëheqësja e ekipit gërmues, Havva Iskan Isık nga Universiteti Akdeniz, tha se kanë identifikuar një shpatë vigingësh të shekullit IX ose X.

“Gjetja e një shpate vikingësh në një qytet port në rajonin e Mesdheut është e një rëndësie të madhe”, tha ajo.

Isık theksoi se shpata paraqet një fakt për të kuptuar mënyrën se si vikingët i kanë shërbyer Perandorisë Romake Lindore.

Gjatësia e ruajtur e shpatës është 43,2 centimetra.

Shpata gjendej brenda një këllëfi prej druri dhe, sipas kërkuesve, shpatat e vikingëve në këllëfë druri liheshin brenda varreve si dhuratë për të vdekurit./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Greqi, bashkëpunim për mjedisin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Nga bisturia te… flamuri i anësorit!