Ballina Bota

SOFT NEWS – Nga bisturia te… flamuri i anësorit!

MADRID, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Nga bisturia te flamuri i arbitrit anësor! Në qendër të vëmendjes këtë javë pasi zhvilloi një operacion të ndryshimit të gjinisë, që zgjati 17 orë, kirurgu spanjoll, Cesar Noval do të lërë bluzën e bardhë për një fanellë dhe pantallona të shkurtra të shtunën për të arbitruar Realin e Madridit.

Ky mjek, që jeton në Valencia, tërhoqi vëmendjen e të gjithë medias spanjolle pasi zhvilloi me sukses, në një operacion të vetëm, një ndërhyrje kirurgjikale delikate që i mundësoi të ketë karakteristikat fizike të një mashkulli.

Kur nuk kryen operacione, Cesar Noval kalon kohën e lirë mes bilardos dhe futbollit.

Ai ka arbitruar Realin në shtator gjatë derbit kundër Atletikos së Madridit (0-0)./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Një shpatë vikingësh gjendet në Turqi
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Melania shpenzon edhe 174 000 dollarë për një… ditë!