TIRANË, 10 nëntor/ATSH/- Mjekë me eksperiencë në spitalet europiane vijojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.
Një ndër këta mjekë është edhe Dr. Reldi Musta, i cili ka studiuar për 6 vite në universitetin shtetëror të Mjekësisë në Rusi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “Dr. Reldi Musta prej pak muajsh është kthyer në Shqipëri për të punuar si mjek i përgjithshëm në ambulancën Marinëz të qendrës shëndetësore Kuman në Fier”.
Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve./k.s/j.p/













