Ballina Bota

ITALI – Senati votëbeson me 163 vota ligjin antimigracion të Salvinit

ROMË, 7 nëntor /ATSH-AFP/ – Senati italian votëbesoi sot qeverinë për një dekretligj mjaft të diskutueshëm që përfshin sigurinë dhe imigracionin, me kërkesë të Matteo Salvini, kreut të Ligës (ekstremi i djathtë).

Qeveria populiste u shpall fituese në votim me 163 vota pro, 59 kundër dhe 19 abstenime, përfshirë votat e pesë senatorëve të Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem, në pushtet) të cilët dolën kundër këtij teksti.

Dhoma e Deputetëve pritet të miratojë, përpara fundit të nëntorit, këtë tekst të miratuar në fund të shtatorit nga qeveria e koalicionit Liga/L5Y për të hyrë përfundimisht në fuqi./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Kremlini: Asnjë perspektivë për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA
Artikulli tjetërKrerët e Inteligjencës Ushtarake të Europës Juglindore mblidhen në Tiranë