MAQEDONI – Qeveria miraton draftamendamentet e Kushtetutës

SHKUP, 2 nëntor /ATSH-AA/ -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për media ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar draftamendamentet e Kushtetutës së Maqedonisë, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës dhe përfundimeve të Parlamentit të Maqedonisë.

Siç njoftoi kryeministri i Maqedonisë, amendamenti i parë i referohet emrin aktual të Republikës së Maqedonisë ku do të shtohet “e Veriut”, ndërsa amendamenti i dytë i referohet plotësimeve në preambulën e Kushtetutës, respektivisht vendimet e KAÇKM-së (Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar) ndryshohen me shpalljen e KAÇKM-së dhe i shtohet Marrëveshja e Ohrit, si element konstituiv i shtetit.

”Amendamenti i tretë dhe i katërt u referohen garancive për kufijtë territorialë të Maqedonisë”, tha Zaev.

“Katër amendamentet janë shumë të thjeshta. Ajo që publiku frikësohej se do të ketë ndonjë proces të komplikuar që do të prekë identitetin apo të ngjashme, tani në amendamentet e shpallura ata shqetësime i largojmë plotësisht”, u shpreh Zaev./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.