SIRI – 689 punonjës të medias të vrarë gjatë luftës civile

DAMASK, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se gjithsej 689 punonjës mediatikë, përfshirë tetë të huaj, janë vrarë në Siri që nga fiilimi i luftës civile në mars të vitit 2011 e deri tani.

SNHR njoftoi se gjatë periudhës në fjalë, 543 përfaqësues të mediave, përfshirë pesë të huaj, janë vrarë nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërkohë që 19 gazetarë kanë gjetur vdekjen si rezultat i forcave ruse dhe një nga sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA.

Sipas raportit, organizata terroriste ISIS deri tani ka ekzekutuar 64 gazetarë, prej të cilëve tre të huaj, kurse terroristët e YPG/PKK-së kanë vrarë katër gazetarë.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij kanë burgosur 346 përfaqësues të medias, prej të cilëve katër të huaj./  /OS/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.