TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Firence të Italisë.
Ai zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë së Firences, Dario Nardella për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë Ernest Simoni Troshani
“Sot në Firence me kryetarin e bashkisë, Dario Nardella, për meshën e gjithë shenjtorëve, për nder të 90-vjetorit të lindjes së Kardinalit tonë ”, u shpreh Presidenti Meta.
Më pas ai u shpreh i lumtur që mori pjesë në meshën për gjithë shenjtorët.
“I lumtur të marr pjesë sot në meshën për gjithë shenjtorët organizuar nga Kryeipeshkvi i Firences, Betori për nder të 90-vjetorit të Kardinalit tonë të dashur Troshani”, theksoi Presidenti Meta.
/gj.mima/j.p/
























