Ballina Lajme nga Vendi

Turneu zyrtar i U-17, Shqipëria fiton ndaj Azerbajxhanit

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, ka fituar sot në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, përballë Azerbajxhanit me rezultatin 1-0, falë golit në minutën e 44-t nga Mario Mitaj, realizuar me sukses nga pika e bardhë e 11-metërshit. Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka (k), Doda, Sulovari, Stafa, Mitaj, Rachi, Preka, Kuqi, Papa, Ismaili, Gjini.

Përfaqësuesja jonë bën pjesë në grupin e 8, sëbashku me R. Çeke, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin. Turneu zyrtar u zhvillua nga data 23-29 tetor në vendin tonë, përkatësisht në dy stadiume, “Roza Haxhiu” Lushnje dhe “Elbasan Arena” Elbasan.

Këto janë rezultatet e kuqezinjve U-17 në këto përballje zyrtare:

23/10 R.Çeke 6-0 Shqipëri “Elbasan Arena”
26/10 Norvegji 3-1 Shqipëri “Elbasan Arena”
29/10 Shqipëri 1-0 Azerbajxhan “Elbasan Arena”

Renditja e grupit:

R. Çeke 9 pikë
Norvegji 6 pikë
Shqipëri 3 pikë
Azerbajxhan 0 pikë

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO – Dimër me ngjyra, “shi” i dendur nuancash në veshjet tuaja
Artikulli tjetërUASHINGTON – Trump i jep fund dhënies së shtetësisë për të sapolindurit