Ballina Ekonomi

Rehabilitohen argjinaturat në lumin Erzen

TIRANË, 28 tetor/ATSH/- Argjinatura në lumin Erzen po forcohet, në kuadër të masave para nisjes së periudhës së reshjeve.

Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, tha sot për ATSH-në se “punimet për forcimin e dy argjinaturave, që janë hapur me kohë në fshatin Katund i Ri, po kryhen nga Ndërmarrja e Ujitjes dhe Kullimit, Durrës”.

Sipas tij, po punohet me ritme të larta për të rregulluar argjinaturën për të marrë masat para nisjes së shirave.

Prefekti Naso bëri të ditur se së shpejti do të fillojmë punën për kanalin e ujërave të larta të Tunës, në Maminas./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/10/2018
Artikulli tjetërMaturantja ekselente që zgjodhi misionin e mësueses