RIAD – Forum ekonomik në mesin e polemikave për çështjen Khashoggi

RIAD, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Një forum ndërkombëtar për investimet u hap sot në Riad, në mesin e polemikave për çështjen e Jamal Khashoggi, emri i gazetarit saudit i vrarë tre javë më parë në konsullatën e Mbretërisë në Stamboll.

Çelja e konferencës, e quajtur ”Future Investment Initiative” (”Iniciativa e investimeve për të ardhmen”) u shoqërua me një lumë anulimesh të liderëve të huaj dhe të sipërmarrësve perëndimorë, pas indinjatës ndërkombëtare e nxitur nga vrasja e gazetarit dhe kundërshtarit saudit.

Nën masa tepër të larta sigurie në hotelin ”Ritz-Carlton” aty ku po mbahet forumi, pritet të marrë fjalën Kirill Dmitriyev, drejtuesi i Fondit të Investimeve ruse, dhe Patrick Pouyanné, kreu i gjigantit francez të naftës ”Total”, sipas një liste të oratorëve të ofruar nga organizatorët.

Ende nuk dihet nëse princi i kurorës, Mohammed ben Salmane i cili financoi edicionin e parë të forumit në 2017, do të marrë fjalën këtë vit. / /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.