TIRANË, 23 tetor /ATSH – I. Vata/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit përzgjodhi me short trupën gjykuese për çështjen në ngarkim të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Gjykimi ka të bëjë me ankimimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, regjistruar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë: Kryesues: Albana Shtylla. Relator: Rezarta Schuetz. Anëtarë: Sokol Çomo, Luan Daci, Natasha Mulaj.
Komisioneri Publik ka depozituar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese me 12 tetor, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë. /j.p/