Ballina Bota

SHBA – Dy destrojerë amerikanë në Ngushticën e Tajvanit

UASHINGTON, 23 tetor /ATSH-AFP/ – Dy destrojerë amerikanë u futën të hënën në Ngushticën e Tajvanit, që ndan Kinën nga ishulli, në një moment përshkallëzimi të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, njoftoi një zëdhënës i Pentagonit.

”USS Curtis Wilbur” dhe ”USS Antietam” kryen një kalim tranzit rutinë në këtë zonë detare rreth 180 kilometrash të gjerë”, sqaroi koloneli Manning gjatë një konference shtypi.

Ky kalim tranzit në ujërat ndërkombëtare, në drejtim të verilindjes dëshmon angazhimin e SHBA-së kundrejt një rajoni indiano-paqësor të lirë dhe të hapur.

Kjo është hera e dytë brenda një harku tre mujor që anije luftarake amerikane kalojnë tranzit përmes Ngushticës së Tajvanit, në një moment të pretendimeve të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, ndërsa Uashingtoni kryen rregullisht operacionet e koduara “Liria e lundrimit” po përshkallëzojnë tensionet midis Kinës dhe SHBA-së./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – Forum ekonomik në mesin e polemikave për çështjen Khashoggi
Artikulli tjetërQSUT me dy spitale të reja, 25 milionë euro investim