Ballina Bota

LONDËR – Bye, bye! Infermierët spanjollë largohen nga BM

LONDËR, 22 tetor /ATSH-AFP/ – Nga 1,2 milionë punonjës të sistemit shëndetësor në sektorin publik britanik (National Health Service, NHS), rreth 63 000 janë me origjinë nga Bashkimi Europian, thënë ndryshe 5,6%, sipas të dhënave të NHS-së.

Spanjollët, shtetësia e dytë europiane më e përfaqësuar në mesin e infermierëve pas irlandezëve, po braktisin Britaninë e Madhe që kur britanikët vendosën të largohen nga BE-ja, në qershor të 2016.

”Vetëm kjo kombësi ka shënuar rënie të ndjeshme të punonjësve që prej qershorit 2016, nga 7 240 persona deri në 6 160 (ose një rënie prej 15%)”, bën të ditur një raport i publikuar këtë muaj nga Parlamenti Britanik.

”Aktualisht, spanjollët certifikojnë automatikisht eksperiencën e tyre profesionale në Britaninë e Madhe, në formën e pikëve që ndikojnë në mundësinë e gjetjes së një vendi pune në shërbimin shëndetësor në sektorin publik spanjoll. Por, ne i druhemi mundësisë se pas Brexit, kjo nuk do të funksionojë më dhe për këtë arsye shumë persona kanë vendosur të mos vijmë dhe disa të tjerë kanë vendosur të largohen’’, sqaron një prej infermierëve Manuel Gala, i cili po monitoron situatën./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeku triumfon në këmbimin valutor
Artikulli tjetërINSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore