Ballina Ekonomi

INSTAT: Ulet numri i aksidenteve rrugore

TIRANË, 22 tetor /ATSH/- Numri i aksidenteve rrugore është ulur gjatë 9-mujorit 2018, bëri të ditur Instituti i statistikave INSTAT.

Sipas INSTAT, në muajin shtator 2018 ndodhën 156 aksidente rrugore nga 172 aksidente të ndodhur në shtator 2017, duke u ulur me 9,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin 2018 është 1762, duke u ulur me 11,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT bën të ditur se, në shtator 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 9 persona nga 17 që ishte një vit më parë. Në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 152, nga 166 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 5,8 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në shtator 2018, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 –35 vjeç duke zënë 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këto grupmosha janë ulur me 16,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Bye, bye! Infermierët spanjollë largohen nga BM
Artikulli tjetërPas Ronaldos edhe braziliani Marselo te “Juventus”