Ballina Aktualitet

Legalizimi i kanabisit? Rama: Do vijë dita të diskutohet edhe në Shqipëri

TIRANË, 19 tetor/ATSH – Juli Prifti/ I pyetur për legalizimin e kanabisit edhe në Shqipëri, praktikë që po ndiqet në disa vende të botës, së fundmi edhe në Kanada, Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Zonë e Lirë” se do të vijë dita që kjo të diskutohet edhe në Shqipëri.

“Por, së pari, duhet të mbyllim kapitullin me kanabisin kriminal”, nënvizoi Kryeministri.

“Duhet të kesh kapacitet kontrolli të plotë mbi territorin dhe krimin e  organizuar, betejë që jemi duke e zhvilluar intensivisht. Do të ketë goditje të reja kundër krimit të organizuar dhe mund të vijë dita që të diskutohet edhe në Shqipëri legalizimi, por vetëm në momentin kur të jetë plotësisht i kontrolluar”, – theksoi Kryeministri Rama./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Strasburgut lejon qeveritë të kufizojnë aktivitetin e basteve
Artikulli tjetërRama: Teatri i ri do të ndërtohet