Ballina Ekonomi

9-mujori, rriten me 15.3 % eksportet

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Në nëntëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 231 miliardë lekë, duke u rritur me 15.3 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT lidhur me tregtinë e jashtme, importet e mallrave arritën vlerën 467 miliardë lekë, duke u rritur me 3.0 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar për 9-mujorin arriti vlerën 235 miliardë lekë, duke u ulur me 6.7%, krahasuar me 2017.

Ndërsa lidhur me statistikat e muajit shtator, INSTAT thekson se eksportet e mallrave arritën vlerën 26 miliardë lekë, duke u rritur me 8.7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 28.0 %, në krahasim me gusht 2018.

Importet e mallrave në shtator arritën vlerën 51 miliardë lekë, duke u ulur me 4.7 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 5.5 %, në krahasim me gusht 2018.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 25 miliardë lekë, duke u ulur me 15.6%, krahasuar me shtator 2017 dhe me 11.1 %, në krahasim me gusht 2018. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëngëtarja Arinda Gjoni, kontratë me një shtëpi diskografike turke
Artikulli tjetërPampuri: Koncesionet e check up-it të dështuara