Ballina Aktualitet

Pampuri: Koncesionet e check up-it të dështuara

TIRANË, 17 tetor /ATSH- I. Vata/ – Partia Demokratike e konsideron koncesionin e check up-it të dështuar dhe është e vendosur të anulojë koncesionin korruptiv.

Në një deklaratë për mediet deputetja e PD-së, Orjola Pampuri tha se Partia Demokratike e ka denoncuar që në muajin shkurt të këtij viti me fakte, sesi qeveria vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të koncesionit korruptiv të check up-it.

“Denoncimi i Partisë Demokratike u provua i vërtetë mbrëmë, kur emisioni “Stop” publikoi dëshmi të mjekëve që janë gjobitur, sepse nuk kanë punuar mjaftueshëm për koncesionin korruptiv të qeverisë. Skema që detyron mjekët dhe infermierët të punojnë për koncesionarin korruptiv, synon të mbulojë dështimin e koncesionit 120 milionë eurosh. Pavarësisht manipulimit të të dhënave, vetëm 27 për qind e shqiptarëve rezultojnë me letra, që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientët paguhet me miliona euro”, – tha ajo. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak9-mujori, rriten me 15.3 % eksportet
Artikulli tjetërFOTO/ Sezoni turistik, 46368 vizitorë në Muzetë e Beratit