BANGKOK, 15 tetor /ATSH-DPA/- Mbi 22 milionë pilula metamfetaminë dhe 100 kilogramë metamfetaminë e pastër u sekuestruan gjatë fundjavës në Tajlandën Veriore, theksoi policia vendase.
Policia arriti të arrestonte tre persona, ndërsa transportonin 12 milionë pilula metamfetaminë.
Të dielën e kaluar, 10 milionë tableta të tjera me metamfetaminë u konfiskuan në Chiang Rai pas ndjekjes së kontrabandistëve.
Këto sasi ishin ndër konfiskimet më të mëdha të drogës në Tajlandë këtë vit.
Pilulat metamfetaminë janë të njohura në Tajlandë dhe në të gjithë Azinë Juglindore.
Shumica e metamfetaminës së kontrabanduar në Tajlandë vjen nga Myanmar përmes të ashtuquajturit Trekëndëshi i Artë, një zonë e përbashkët kufitare midis Tajlandës, Laosit dhe Mianmarit, që është i njohur për kontrabandën e drogës./ /os/ a.jor.























