TIRANË, 13 tetor/ATSH/- Bashkia e Shkodrës ka nisur takimet ndërgjegjësuese për rritjen e pjesëmarrjes së grave në proceset e buxhetimit.
Takimi i dytë është zhvilluar në lagjen numër 5, ne ambientet e Qendrës Komunitare ‘Për Familjen n.5’, ku e pranishme ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Në fjalën e saj, por edhe gjatë bashkëbisedimit të hapur me gratë e pranishme,Ademi ka folur për dobinë e takimeve të tilla, ku vetë zonjat shprehin mendimet e tyre lidhur me prioritetet që ato vetë evidentojnë dhe qe duhet te merren në konsideratë për mbështetje.
Synimi kryesor është ndërgjegjësimi i grave dhe pjesëmarrja e tyre në konsultimet publike duke prezantuar problematikën me të cilën ndeshen çdo ditë.
Në Bashkinë e Shkodrës janë planifikuar 10 takime konsultuese, të cilat bazohen në analizën e nevojave.
Takimet organizohen nga Bashkia Shkoder në kuadër të konsultimit të buxhetit afatmesëm 2019-2021 dhe mbështeten nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe UN Women./k.s/j.p/















