BRUKSEL, 11 tetor /ATSH-ANSA/- Komisioni Europian konfirmon se ka marrë një njoftim nga Austria, e cila synon të vazhdojë të mbajë kontrolle të përkohshme në kufijtë e brendshëm me Slloveninë dhe Hungarinë, deri në maj 2019, dhe më pas të vlerësojë zbatimin e kontrolleve, theksoi Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit të BE-së për Migracionin.
“Sipas nenit 25 të Kodit, është e mundur që shtetet anëtare të mund të bëjnë kontrolle të përkohshme në kufijtë e brendshëm”, theksoi ajo.
”Brukseli do të vazhdojë të punojë me shtetet anëtare të përfshira për të inkurajuar që këto kontrolle kufitare të zëvendësohen me kontrolle policore në zonat kufitare, një rekomandim që kemi bërë në tetor”, shpjegon Bertaud./ /os/ a.jor.






















