Ballina Bota

INDONEZI – Numri i viktimave nga tërmeti arrin në rreth 2 000

XHAKARTA, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga tërmetet dhe  cunami që goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, theksoi Willem Rampangilei, kryetar i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, i cili përmendi shifrën rreth 2 000 persona.

Mbi 74 000 persona janë evakuar, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në Petobo dhe Balaroa, që u fundosën nga balta gjatë tërmetit.

Skuadrat e shpëtimit po punojnë për stabilizimin e situatës, ku numri i viktimave ka vazhduar të rritet./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdukte të certifikuara, investitori në Shqipëri eksportues kryesor në BE
Artikulli tjetër“Pasioni për Thethin”, homazh drithërues për albanologun Robert Elsie