Agjencia Telegrafike Shqiptare

INDONEZI – Numri i viktimave nga tërmeti arrin në rreth 2 000

XHAKARTA, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga tërmetet dhe  cunami që goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, theksoi Willem Rampangilei, kryetar i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, i cili përmendi shifrën rreth 2 000 persona.

Mbi 74 000 persona janë evakuar, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet në Petobo dhe Balaroa, që u fundosën nga balta gjatë tërmetit.

Skuadrat e shpëtimit po punojnë për stabilizimin e situatës, ku numri i viktimave ka vazhduar të rritet./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version