Ballina Ekonomi

Qeveria mbështetje biznesit, mbi 15 mijë të punësuar përfitojnë nga ndryshimet në TVSH

TIRANË, 5 tetor /ATSH/- Qeveria rrit mbështetjen ndaj biznesit dhe sipërmarrjes përmes lehtësirave që parashikon në hartimin e Paketës sere Fiskale.

Paketa e re fiskale do të përmbajë një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, vendim nga i cili, sipas Ministrit të Financave do të përfitojnë 15 mijë e 400 të punësuar në Shqipëri.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi sot se ndryshimi në këtë ligj parashikon rritjen e kufirit të pagës që tatohet me 23 % nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë.

 Ku konsiston ky ndryshim 

Aktualisht, pagat deri në 130 mijë lekë tatohen me nivelin 13 % mbi nivelin e atyre të ardhurave që kalojnë shifrën 30 mijë lekë, pra për të ardhura që janë mbi këtë shumë, kalojnë në tatimin me 23 %. Më ndryshimin e fundit që ka planifikuar qeveria të bëhet përmes ndryshimeve të reja në paketën fiskale, pagat që do të tatohen me nivelin 13 % janë ato deri në 150 mijë lekë. Në këtë mënyrë, me skemën e re, të ardhurat deri në 150 mijë lekë do të tatohen me 13 % për pjesën mbi 30 mijë lekë dhe me 23 % të ardhurat që janë mbi këtë shumë. e.xh/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPraktikë profesionale pranë UKT-së në Tiranë, hapen aplikimet
Artikulli tjetërShqipëria marrëveshje me BE për luftën kundër terrorizmit, menaxhimit të kufijve dhe luftën kundër drograve