TIRANË, 5 tetor/ATSH/-Kushdo që ka dëshirë të kryejë praktikën profesionale pranë Ujësjellës-Kanalizime në kryeqytet, tashmë mund të aplikojnë pranë këtij institucioni.
Përmes programeve të praktikës, praktikantëve do u sigurohet një mundësi praktike dhe eksperiencë e vlefshme për fillimin e karrierës të studentëve shqiptarë.
Kështu, Ujësjellësi i Tiranës me mbështetjen e Sektorit të Koordinimit të Projekteve të Huaja prej disa vitesh ndjek politikën e tërheqjes së profesionistëve të rinj pranë saj. Prej vitesh UKT ka lidhur një marrëveshje me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, shkollën e Mesme të Ndërtimit “Karl Gega” si dhe me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional, duke e bërë të prekshme praktikën profesionale në një institucion për çdo student që aplikon.
Për të aplikuar për kryerjen e praktikës, çdo kandidat mund të plotësojë formularin e aplikimit për Praktikën Mësimore në faqen zyrtare të Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë.
z.tosku/























