Ballina Kulturë

Rrezikonte shembjen, restaurim kishës në Libohovë

TIRANË, 3 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kisha e profetit Ilias në Libohovë, e shpallur monument kulture, por që rrezikonte shembjen, do të restaurohet pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes të disa banorëve të kësaj zone.

Ankesa në platformën e bashkëqeverisjes u adresua në datën 2 shtator nga Doloreza Mosko, e cila përfaqësoi banorë të fshatit Stegopul, Bashkia Libohovë.

Shqetësimi i ngritur nga banorët lidhej me mirëmbajtjen e monumentit të kulturës – ‘’Kishën e Profet Ilisë’’, pasi çatia dhe muri i jashtëm i kësaj kishe monument, rrezikojnë shembjen.

5 ditë pas ankesës një ekip me specialistë nga Instituti i Monumenteve dhe DRKK Gjirokastër vizituan Manastirin e Profet Ilias në fshatin Stegopul të Gjirokastrës për të parë situatën në vend.

Janë bërë verifikime, fotografime e rilevime dhe në datë 26 shtator 2018 u miratua projekti për restaurimin me objekt: “Kisha e profet Ilisë, Stegopull, Libohovë”.

Qytetarja iu drejtua platformës në datën 2 shtator 2018 dhe mori përgjigje më datë 17 shtator 2018. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuçostepa: Volumi tregtar Shqipëri-Serbi, 222 milionë euro në dy vitet e fundit
Artikulli tjetërSTRASBURG – Parlamenti Europian kërkon të ulë deri në 40% emetimet e CO2 të makinave