LONDËR, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministrja britanike Theresa May premtoi se do të reduktonte migracionin, pas përfundimit të Brexit, dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët e BE-së në Britani, njoftoi zyra e shtypit e kryeministres.
“Qeveria do të analizojë aftësitë e krahut të punës dhe nevojën e tregut pa i dhënë rëndësi faktit se nga vjen”, theksoi May.
“Do të jetë një sistem i njëjtë për gjithë globin i cili tërheq njerëzit me aftësi për të cilat ne kemi nevojë. Aplikimi i tij do të çojë emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar në nivele të qëndrueshme”, shtoi kryeministrja
Ajo synon gjithashtu të aplikojë një sistem për heqjen e vizave me SHBA për vizita afatshkurtra.
“Jemi duke hartuar një skemë pilot për migrimin e punonjësve sezonalë të bujqësisë, por nuk do të lejojmë përjashtime nga rregullat e reja që do të vendosim’’, theksoi May në BBC Radio 4. /os/


















