Ballina Lajme nga Vendi

Ersekë, 207 milionë lekë për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore

TIRANË, 1 tetor/ATSH/- Qendra shëndetësore e qytetit të Ersekës po rindërtohet për t’u kthyer në një qendër model, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Bashkia e Kolonjës bën të ditur se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale akordoi një fond prej 207 milionë lekësh për rikonstruksionin e këtij objekti, që pritet të përfundojë pas 5 muajsh”.

Sipas bashkisë, në të njëjtën kohë po punohet edhe për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore Leskovik.

Deri në fund të këtij viti do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë, në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite./k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxitje investimeve braziliane në Shqipëri
Artikulli tjetërSHBA – Marrëveshje e re tregtare SHBA-Meksikë-Kanada