Ballina Bota

OKB – Lavrov: Siria duhet rindërtuar për rikthimin e refugjatëve

NJU JORK, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Shefi i diplomacisë ruse, Sergueï Lavrov i kërkoi sot OKB-së për të ndihmuar për rindërtimin e Sirisë, ndërsa perëndimorët refuzojnë çdo kontribut financiar deri në arritjen e një zgjidhje politike.

”Vendi duhet rindërtuar për t’i mundësuar miliona refugjatëve rikthimin në Siri”, deklaroi ministri rus në tribunën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sirianët duhen ndihmuar.

”Dialogu kombëtar sirian, i iniciuar nga Rusia, Irani dhe Turqia në janar krijoi kushtet për një zgjidhje politike në bazë të rezolutave të OKB-së”, theksoi ministri rus./

/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Partizani” fiton derbin me “Tiranën”
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë 29 shtator 2018