Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e shtunë 29 shtator 2018

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura gjatë pjesës së parë të ditës, më pas do jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në Verilindje dhe Juglindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në ekstremin jugor.

Më pas kemi ndërprerje të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi 5-20 m/s. Erë me rrahje përgjatë vijës bregdetare. Deti parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.8-2.4 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 15/24 re diell
Kukës 14/21   re diell
Lezhë 16/25  re diell
Dibër 13/20    re diell
Durrës 16/26  re diell
Tiranë 17/26  re diell
Elbasan 16/24    re diell
Berat 15/25    re diell
Vlorë 16/25  re diell
Korcë 12/21   re diell
Gjirokastër 13/22  re diell
Sarandë 14/25  re shi diell

 

/e.malaj/ 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOKB – Lavrov: Siria duhet rindërtuar për rikthimin e refugjatëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/9/2018