TIRANË, 28 shtator /ATSH/ – Ekipi i “Partizanit” ka triumfuar në përballjen derbi me “Tiranën”.
Derbi kryeqytetas ka filluar ndryshe kësaj here, ku lojtarët para fillimit të ndeshjes kanë shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të tifozit të vogël të “Partizanit” Leo Cara.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë me autor, Esat Malaj duke i dhuruar fitoren ekipit të “Partizanit”, ndërsa Tirana edhe pse pati një kontroll më të madh nuk arriti të shënonte.
Ndërkohë, atmosfera në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte fantastike, me tifozët që e kishin tejmbushur.
.Me këtë fitore, Partizani arriti në kuotën e 13 pikëve, duke marrë vendin e parë.
Takimi u gjykua nga një treshe, ku gjyqtar kryesor ishte Enea Jorgji./m.z/e.caushi/































