GJENEVË – OBT-ja ul parashikimin e rritjes së tregtisë botërore

GJENEVË, 27 shtator /ATSH-AFP/ – Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) uli sot parashikimin e rritjes për tregtinë botërore në 2018 dhe 2019, duke i bërë thirrje qeverive të dëshmojnë ‘’maturi’’ në një kontekst shënuar nga një ‘’përshkallëzim i tensioneve tregtare’’.

”Në mënyrë globale, rreziqet që rëndojnë mbi parashikimet janë të konsiderueshme”, bëri të ditur OBT-ja në një komunikatë për shtyp.

Sipas të dhënave të fundit, tregtia botërore pritet të shënojë rritje prej 3,9% këtë vit dhe 3,7% vitin e ardhshëm, ndërsa në prill parashikohej për një rritje respektivisht 4,4% dhe 4,0%./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.