Ballina Lajme nga Vendi

Ambasada e SHBA: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ – Sot është dita Botërore e Turizmit.

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të rajonit për udhëtarët në kërkim të aventurave.

USAID/Albania po punon me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe inovacionit në sektorin e turizmin.

Nisma më e fundit, IntoAlbania, përdor platformën e faqes së saj në internet dhe aplikacionin për celularë për të nxitur rritjen ekonomike duke lidhur vizitorët me kulturën, trashëgiminë dhe bukuritë natyrore të vendit nëpërmjet përdorimit të përvojave dixhitale dhe unike.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – OBT-ja ul parashikimin e rritjes së tregtisë botërore
Artikulli tjetërBushati në OKB: Shqipëria e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut