Ballina Bota

ITALI – Toskana përfshihet nga vatra masive zjarri, qindra të evakuar

ROMË, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Një vatër gjigante zjarri është identifikuar dje në mbrëmje në rajonin e Pizës (Toskana), në veri të Italisë, duke çuar në evakuimin e qindra personave si masë paraprake, njoftuan mediat italiane.

Zjarri u identifikua dje në mbrëmje në rajonin e njohur për pyjet masive të Monte Serras.

Intensiteti i erës ka përhapur vatrat e zjarrit duke kërcënuar lokalitetet Calci, Montemagno, San Lorenzo dhe Torren.

Pamjet e transmetuara gjatë mbrëmjes në televizionet italiane shfaqnin vatra gjigante zjarri që po përparonin me shpejtësi të madhe, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje.

Kryetari i komunës, Massimiliano Ghimenti me anë të një postimi në Facebook bënte me dije për vatra masive zjarri në Calci. Qëndrat më të afërta të banimit me zonën e përfshirë nga zjarri janë kontaktuar.

Më vonë, ai sqaroi se rreth 500 persona ishin evakuar si masë paraprake për parandalimin e katastrofave njerëzore në komunën e tij si dhe në San Lorenzo dhe la Torre./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – FPO akuzohet për ushtrim kontrolli ndaj mediave
Artikulli tjetërMaratona e Tiranës më 7 tetor, nis stërvitja tek parku i Liqenit