VJENË, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm i ekstremit të djathtë austriak, Herbert Kickl (FPO) është vënë nën shënjestrën e akuzave të opozitës për masat shtrënguese ala Viktor Orban pas udhëzimeve që synojnë për të kufizuar bashkëpunimin e policisë me mediat e cilësuara ”kritike”.
Në një e-mail të zbuluar nga media, zyra e ministrit u rekomandonte drejtorive rajonale që të kufizonin ”në minimumin ligjor” komunikimin me tre botime të cilësuara të papërshtatshme, të përditshmet ”Kurier” (e qendrës) dhe ”Standard” (qendër e majtë), si dhe të përjavshmen ”Falter” (e majtë).
Ky e-mail, vërtetësia e së cilit u konfirmua nga ministria rekomandon ndër të tjera se shtetësia dhe statusi i mundshëm i aplikantit apo përfituesit të së drejtës së azilit të specifikohet në mënyrë sistematike për të gjithë, vënë në pikëpyetje nisur nga fakte të ndryshme të raportuara në media./ /v.b/ a.jor.













