Ballina Kulturë

Vullnetarët e Restaurimit prezantohen me sfidat e monumenteve të Kulturës

TIRANË,17 shtator /ATSH/ – Përgjatë javës së parë, vullnetarët e Ateliesë së Restaurimit u njohën edhe me misionin dhe aktivitetet e Institutit të Monumenteve të Kulturës, nëpërmjet prezantimeve të mbajtura nga specialistët e IMK-së.

Gjithashtu, Sektori i Qendrës Rajonale të Konservimit dhe Restaurimit për Europën Juglindore pranë IMK-së, prezantoi në mënyrë të detajuar të gjithë procesin e vënies në mbrojtje të Qendrës Historike Himarë dhe nëpërmjet vizitës në terren realizoi një prezantim të kritereve për ndërhyrje si dhe sfidat për mbrojtjen e saj.

Më tej, gjatë fundjavës aktiviteti vijoi me një tur mjaft interesant në Kalanë e Porto Palermos dhe Qytetin Antik të Butrintit, mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe GIZ Albania./a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVokshi: Ministria e Arsimit shkeli ligjin për Arsimin Parauniversitar
Artikulli tjetërViti i ri shkollor në Gjirokastër, prefekti Aliaj uron nxënësit