Ballina Lajme nga Vendi

Fier, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë

FierPlan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.Kontrolle të kryera nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe nga Komisariati i Policisë Fier.Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.Finalizohet operacioni i koduar "Porosia e fundit".Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike Kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit "Porosia e fundit".Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:•E. S, 27 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip "Ford", në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë.Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi:•F.H, 48 vjec, banues në Fier.Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin:• A.Z, 38 vjeç, banues në Fier.Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjetë një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:•P. H, 27 vjec, banues në Mallakastër.Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Shkatërrim i pronës" parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Posted by Policia e Shtetit on E enjte, 13 Shtator 2018

TIRANE, 13 shtator /ATSH/ – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, FNSH Fier dhe  Komisariati i Policisë Fier kanë kryer kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Finalizohet operacioni i koduar “Porosia e fundit”.

Sekuestrohen 33 doza me lëndë narkotike kokainë, Cannabis Sativa dhe 1 armë e ftohtë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të masave të hartuar për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Porosia e fundit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. S, 27 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen lëndës narkotike në doza, automjeti autoveturë, tre aparate celularë, 450 euro dhe 470 mijë lekë.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi F.H., 48 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (shufër metalike), në formën e shkopit të gomës.

Po në kuadër të këtyre kontrolleve, filloi procedimi penal për shtetasin A.Z., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim P.H., 27 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkatërrim i pronës”, parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.

Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbasada amerikane njofton procedurën për vizat K-1
Artikulli tjetërInspektime për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër